Ministri Ademi në Malmo takon diasporën: Prezantohet strategjia kombëtare për bashkëpunim

Ministri përgjegjës për Diasporës Edmond Ademi, i shoqëruar nga Drejtori i migracionit Nikola Shalvarinov, mbrëm në Malmo të Suedis, u takua me përfaqësuesit e Diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Suedi, ku dhe u prezentua Srategjia kombëtare për bashkëpunim me diasporën dhe planin e veprimit, si dokumenti i parë i tillë që nga pavarsia e deri më sot.

Në fjalimin e tij, ministri Edmond Ademi theksoi rëndësinë e diasporës  dhe në këtë drejtim theksoi se në periudhën e ardhshme, Qeveria e RSM dhe ai si ministër përgjegjës për diasporën do të mbeten të hapur për bashkëpunim me diasporën brenda interesit të përbashkët. Ai informoi për rëndësinë e strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën, një dokument që duhet të formojë bazën e lidhjes institucionale mes shtetit dhe diasporës.

Strategjia Kombëtare për Bashkëpunimin me Diasporën dhe Plani i Veprimit, në detaje përmes një prezantimi në power point, u prezantua nga kshilltari në kabinetin e ministrit, Mario Mikhailov. Pas prezantimit, u hap një diskutim dhe debat me kyçje aktive të audiencës me komente dhe pyetje të ndryshme në të cilat  u përgjigjën ministri Ademi dhe drejtori i agjencisë Shalvarinov.

Përveç diskutimit dhe debatit publik për strategjinë kombëtare, Ministri i informoi të pranishmit rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe se si ata mund të përdorin të drejtën e tyre për të votuar.