Ministri Ademi: Nxënësit e fshatit Bllacë dhe nxënësit e Sh.F “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël me objekt të ri shkollor

“Objekt të ri shkollor për nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës dhe ✅ objekt të ri shkollor për nxënësit e fshatit Bllacë.

Ditë të mira për nxënësit e fshatit Bllacë, të cilët nuk do të kenë nevojë më të kalojnë kufirin, por do ta ndjekin mësimin në objektin e ri shkollor, i cili do të ndërtohet në një afat sa më të shpejt.
Gjithashtu, mësimin do ta ndjekin në kushte më të mira, sipas standarteve evropiane edhe nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës.

Ashtu siç kemi thënë, krijimi i kushteve më të mira për mësim për nxënësit tanë është prioritet i ynë, andaj dhe ky mision nuk mbaron këtu.

#VAZHDOJMË

*Sot është shpallur procedura e prokurimit publik për ndërtimin e dy objekteve të reja shkollore, në Reçicë të Vogël dhe në fshatin Bllacë.” – thotë Ademi