Ministri Ademi: Rritje historike e pagave 10% për arsim, shkencë e kulturë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ka takuar përfaqësuesit Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, duke potencuar se do të ketë rritjen historike të pagave me 10 për qind.

Kjo ofertë, sipas Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, është zgjidhje.

Ja postimi i plotë i Ministrit Ademi:

Takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë!
MASH është serioz në ofertën për rritjen historike të pagave me 10 përqind. Aty ku ka ofertë për zgjidhje konsiderojmë se nuk ka vend për greva.
Sindikatat janë partnerët tanë në rrugëtimin tonë të përbashkët drejtë një të ardhme më të mirë në sferën e arsimit.