Ministri Ademi: Së shpejti me Marrëveshje kolektive për arsimin e lartë dhe shkencë

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur Akademike, ku është diskutuar në interes të mbarëvajtjes së veprimtarisë shkencore dhe asaj të arsimit të lartë.

Sipas Ministrit Ademi, bashkërisht me Sindikatën do të punojnë për sjelljen sa më të shpejtë të Marrëveshjes kolektive për arsim të lartë dhe shkencë, stimulimin e punësimeve të kuadrit të ri shkencor nëpër universitete.

Ja postimi i plotë i Ministrit Ademi në fb:

Sot në takimin me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur Akademike diskutuam shumë çështje në interes të mbarëvajtjes së veprimtarisë shkencore dhe asaj të arsimit të lartë.
Bashkërisht do të punojmë në sjelljen sa më të shpejtë të Marrëveshjes kolektive për arsim të lartë dhe shkencë, stimulimin e punësimeve të kuadrit të ri shkencor nëpër universitete, përkrahje në formimin sa më të shpejte të organeve dhe trupave për sigurimin, vlerësimin, zhvillimin dhe përparimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe çështje të tjera në interes të avancimit të veprimtarisë shkencore-arsimore.
Sindikatat janë partnerë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në rrugëtimin tonë të përbashkët drejtë një të ardhme më të mirë në sferën e arsimit të lartë.