Ministri Ademi: Shqyrtojmë mundësinë për prolongim dhe pezullim të maturës shtetërore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arber Ademi tha se në tryezë ka opsione edhe për zgjatjen edhe për heqjen e maturës shtetërore për këtë vit shkollor, se analizat janë duke u bërë edhe çdo vendim që do të miratohet do të motivohet nga interesi më i mirë për nxënësit.

I pyetur nëse do të pranonin iniciativë dhe peticion nga nxënësit e shkollave të mesme këtë vit të mos ketë provim për maturë shtetërore ai u përgjigj se ata kishin deklaruar vazhdimisht se po e monitorojnë situatën dhe rrethanat.

“Kështu që, të gjitha opsionet janë në tryezë. Po diskutohet gjithashtu edhe mundësia për prolongimin e maturës shtetërore, por edhe për mundësia e heqjes së maturës shtetërore. Nuk ka vend për shqetësim, sepse çdo vendim që marrim do të drejtohet dhe motivohet nga interesat më të mira të nxënësve tanë dhe askush nuk do të dëmtohet. Por, natyrisht, duhet të bëhen analiza shtesë për të gjitha sfidat me të cilat përballemi dhe për çështjen e maturës shtetërore. Ne do të vendosim të udhëhequr nga interesat më të mira të nxënësve tanë të shkollave të mesme”, tha ministri Ademi.