Ministri Arbër Ademi për 14 muaj, rriti rrogat për 10% në arsim!

Në seancën e 150-të të Qeverisë u soll vendimi që nga shtatori i këtij viti, pagat në arsimin fillor, në atë të mesëm, të lartë dhe në institutet arsimore, të rriten për 5%.

Qeveria ka angazhuar ministrin e arsimit Arbër Ademi të nënshkruajë marrëveshjet me Sindikatën e Pavarur për Arsim, shkencë dhe Kulturë SASHK, për realizimin e rritjes së paraparë të pagave.

Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut angazhon gjithashtu ministrin e arsimit që të përgadisë vendi për koeficientët për rritjen e pagave edhe tek fakultetet dhe institutet publike arsimore për 5%, duke filluar me pagën për muajin shtator.

Vlenë të theksohet se që nga ardhja e ministrit Arbër Ademi në krye të institucionit të arsimit, brenda 14 muajve rrogat e punonjësve në arsim janë rritur për 10%.

Gjithashtu, javë më parë mori dritë të gjelbërt edhe Ligji i ri për arsim fillor dhe Ligji për mësimdhënës dhe bashkëpuntorë profesional në arsimin fillor dhe të mesëm, që sjellin një sërë reformash në sferën e arsimit.

Me këtë tempo të ministrit Ademi, mund të shpresojmë dhe besojm që gjerat po lëvizin në drejtimin e duhur, drejt ngritjes së cilës në arsim, gjë që gjatë kohë ka munguar në vendin tonë.