Ministri Arbër Ademi pjesëmarrës në sesionin e 40-të të Konferencës së përgjithshme të UNESKO-s në Paris

“Sot mora pjesë në sesionin e 40-të të Konferencës së përgjithshme të UNESKO-s në Paris, në kuadër të së cilës isha pjesmarrës në Mbledhjen e nivelit të lartë të ministrave të Arsimit të më shumë se 150 shteteve.

Në këtë mbledhje në fokus ishte inkluzioni dhe mobiliteti në arsimin e lartë dhe perceptimi i rolit kryesor të arsimit të lartë në implementimin e Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030.” – shprehet Ademi në faqen e tij në Facebook.