Ministri Bekeshi prezanton sukseset e jashtëzakonshme të punësimit në Ministrinë e Ekonomisë

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka paraqitur TABELËN e përqindjeve të zyrtarëve të punësuar në ministrinë që ai drejton.

Të dhënat e Ministrit Bekteshi, të prezantuara në rrjetin social, japin të dhëna impozante, duke ia dhënë edhe komentin përcjellës, “JO Fake News, por FAKTE (Real) News 😉”
Nga të dhënat e prezantuara, nga 7 këshilltarë shtetëror, 6 janë shqiptarë dhe vetëm një maqedonas.
Ndërsa lidhur me drejtuesit e sektorëve, nga 10 sa janë gjithsejtë, 7 janë shqiptarë ndërsa 3 janë maqedonas.