Ministri Bekteshi: 17.2 milionë euro për 400 kompani brenda vitit 2020

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka konfirmuar se deri në fund të vitit, 400 kompani do të marrin mbështetje financiare prej 17.2 milion euro.

Ministri Bekteshi ka cekur se qëllimi i kësaj mase është të mbështesë drejtpërdrejt kompanitë në mënyrë që të stabilizojnë dhe rinovojnë konkurrencën e tyre.

Postimi i plotë i Ministrit Bekteshi:

👉400 kompani deri në fund të vitit do të marrin mbështetje financiare prej 17.2 milion euro.

Sipas raportit nga Komisioni, sot kam nënshkruar marrëveshjet nga Thirrja Publike për mbështetje financiare me kompanitë që kanë investuar ose do të investojnë në rritjen e konkurrencës gjatë periudhës kovid dhe post-kovid.

Qëllimi i kësaj mase është të mbështesë drejtpërdrejt kompanitë në mënyrë që të stabilizojnë dhe rinovojnë konkurrencën e tyre, duke përfshirë kthimin e tregjeve të humbura, me çka do të mbahen sipërmarrjet e biznesit që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë vendase përmes zbatimit të një projekti investimi gjatë dhe në periudhën post-kovid nga marsi 2020 deri në dhjetor 2021.