Ministri Bekteshi: 300 vende të reja pune, 12 milion investime në Bunarxhik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka dhënë një lajm të mirë për vendet e reja të punës, në Bunarxhik, investim i ri me vlerë 12 milion euro, sipas ministrit, do të krijoj mundësinë për 300 vende të reja pune.

Kompania Purplast, për investime zgjodhi Maqedoninë e Veriut në konkurrencë nga pesë vende, ceku z. Bekteshi, dhe thotë se masat për investitorët e rinj, po japin rezultat.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi në fb:

Edhe një tjetër investim i huaj në Maqedoninë e Veriut. Ndërmarrja turke Purplast do të ndërtojë një fabrikë në Bunarxhik. Do të jetë një furnizues i Van Hool, duke prodhuar maska dhe pjesë plastike për autobusët e tyre. Investimi i përgjithshëm do të jetë 12 milion euro dhe do të punësohen gjithsej 300 persona. Purplast zgjodhi Maqedoninë e Veriut në konkurrencë nga pesë vende, që do të thotë se masat tona po japin rezultat.