Ministri Bekteshi: Bashkëpunim të shtuar me sektorin privat

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me sektorin privat, synim është përforcimi i bashkëpunimit me këtë sektor, duke u kujdesur për të, ka shkruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Një nga masat, të cilat i përmend ministri Bekteshi që rrodhën nga takimi me Odën Ekonomike, është “masa në Pakon e katërt si përgjigje e kërkesave afatgjata të biznesit”, duke shtuar se është “ulja e taksave parafiskale, të cilat sektori i biznesit i sheh si një nga faktorët kryesorë në përmirësimin e konkurrencës”.

Ja postimi i ministrit Bekteshi në fb:

Kujdesemi për sektorin privat duke përforcuar bashkëpunimin.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore ka emëruar një nga anëtarët e saj i cili do të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë mes Odës dhe Ministrisë së Ekonomisë në drejtim të krijimit të masave për të mbështetje të biznesit.
Në takimin me menaxhmentin e OEMVP-së diskutuam sfidat dhe masat e ardhshme për të lehtësuar kushtet e punës së biznesit, veçanërisht në kushte të pandemisë.
Një nga masat në Pakon e katërt si përgjigje e kërkesave afatgjata të biznesit, është ulja e taksave parafiskale, të cilat sektori i biznesit i sheh si një nga faktorët kryesorë në përmirësimin e konkurrencës.