Kreshnik Bekteshi, pas përurimit të teleferikut në Bregun e Diellit, ka cekur se këtë e kanë realizuar me qëllim të përmirësimit të kushteve për turistë, duke e bërë me epitet të qendrës rajonale për skijim.
Sot, është lëshuar në përdorim teleferiku në qendrën turistike e rekreative Bregu i Diellit, duke u bërë edhe një hap i madh drejt transferimit të kësaj qendre në nivel të lartë, për ofrimin e shërbimeve turistike e rekreative.
Këtë e bëri të ditur, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili lajmin e madh e transmetoi në rrjetin social.
Ja postimi Ministrit Bekteshi:
Sot lëshuam në përdorim teleferikun me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit. Po investojmë në infrastrukturë dhe po përmirësojmë kushtet për të tërhequr numër sa më të madh turistësh në vend. Kodrës së Diellit i kthehet epiteti qendër skijimi rajonale.