Ministri Bekteshi demanton fuqishëm Arben Taravarin

Një demant të fuqishëm, ndaj kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, e bëri Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili jep kronologjinë e një vendimi që dokumenton qartë, veprimin ligjor dhe manipulimin e Arben Taravarit.

Tashmë, kur dihet data e zgjedhjeve të parakohëshme, fushata zgjedhore ka nxitur subjektet politike por edhe udhëheqësit e ndryshëm të flasin por edhe dezinformojnë rreth qeverisjes së deritashme.

“Ju i nderuar, më datë 02.10.2018 jepni mendim negativ për konçesionin në fjalë”, thekson Ministri Bekteshi, duke vijuar se i njëjti, z. Taravari, pas një muaji thekson se me vendimin përfundimtar, është vendim pozitiv, duke ia bashkëngjitur edhe shkresën.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi:

Që banorët të informohen drejtë..!
I dashur Arben,
Ministri i Ekonomisë para se ti jep Qeverisë propozim për të dhënë apo jo konçesion, sipas ligjit, merr mendime nga disa institucione përfshirë këtu edhe Komunën (në këtë rast të Gostivarit), dhe Qeveria në bazë të atyre mendimeve merr vendime.
Ju i nderuar, më datë 02.10.2018 jepni mendim negativ për konçesionin në fjalë, por derisa mblidhen mendimet nga institucionet e tjera ÇUDITËRISHT ju e ndryshoni mendimin dhe e bëni mendimin POZITIV, duke e thekesuar në shkresë se është VENDIM PERFUNDIMTAR, me çka kërkoni nga Qeveria të jepet konçesioni!
Çka ju shtyu që të ndryshoni mendimin vetëm brenda një muaji, duke shkel kështu mbi vullnetin e banorëve?!!!!!
Andaj, ju lutem, mos manipuloni me opinionin dhe banorët e fshatit Çegran, pershkak se gënjeshtrat dalin në shesh, edhe atë me fakte.
Kërkoni #transparencë dhe ja ku e keni më poshtë!
Të fala!