Ministri Bekteshi dhe ambasadorja e Zvicrës, Sybil Tehada nënshkruan memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të Arsimit për punësim në RMV

“Së bashku me ambasadoren e Zvicrës, Sybil Zuter Tehada sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit të Arsimit për punësim në Maqedoninë e Veriut. Dua të falënderoj Zvicrën për përkrahjen që na ka ofruar dhjetë vitet e fundit për përmirësimin e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë memorandum dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, pres që të arrijmë përparim më të madh në përafrimin e ofertës dhe kërkesës së tregut të punës duke demonstruar edhe një herë angazhimin tonë të fortë si Qeveri për zhvillimin e konceptit të mësimit përmes punës nëpër ndërmarrje.” – thotë Bekteshi