Ministri Bekteshi: Dy kompani turke në garën për gazsjellës

Ministri i Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se finalizimit të gazsjellësit po i vijë zgjidhja, ku dy kompani tashmë kanë hyrë në fazën tjetër të kualifikimit.

Z. Bekteshi ka njoftuar se “këto dy kompani do të marrin pjesë në procedurën e tenderimit deri në fazën e tretë, që do të thotë zgjedhja përfundimtare e një kompanie me çka do të krijohet partneritet publik-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Maqedoninë e Veriut”.

Ja postimi i z. Bekteshi:

👉Dy kompani turke kanë hyrë në garë për ndërtimin e gazsjellësit kryesor të gazit në Maqedoninë e Veriut.

✔️Kompanitë “Aksa Dogalgas Dagiti AS” nga Republika e Turqisë dhe “Palmet Energy Anonymous Shirketi” gjithashtu nga Turqia kanë paraqitur oferta për ndërtimin e gazsjellësit magjistral në vend.

➡️Bazuar në raportin e Ministrisë së Ekonomisë, ditën e djeshme Qeveria solli vendim me të cilin këto dy kompani do të ftohen të marrin pjesë në fazën e dytë në dialogut konkurrues.

➡️Kjo do të thotë që këto dy kompani do të marrin pjesë në procedurën e tenderimit deri në fazën e tretë, që do të thotë zgjedhja përfundimtare e një kompanie me çka do të krijohet partneritet publik-privat për financimin, projektimin, ndërtimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Maqedoninë e Veriut.