Ministri Bekteshi e zë ngusht Azirin:Trego vetëm dy alternativa, ai heshtë

Ministri Bekteshi, kemi shtuar investimet 200%. Ministri i Ekonomisë, Besnik Bekteshi, në debatin e organizuar nga Rtv 21, ku mori pjesë edhe Elmi Haziri, ministri theksoi rritjen e buxhetit nga 900 milion denarë në 3 milard denarë, rritje më shumë se 200%.

Rreth besueshmëria ndaj informatave, Kreshnik Bekteshi përmendi momente që karakterizojnë qeverinë, cili është rroli i shtetit etj.
z. Haziri theksoi se “çështja më kontroverze mbi ndikimin e shtetit në ekonomi, është në diskutim sa është rroli në ekonomi shtetit, sistemi i përzier, rroli që ka shteti në ekonomi, sasia si vëllim matet me vëllimin e parasë publike, pjesë e GDP, një e treta është ekonomi direkte e shtetit”.

z. Bekteshi, theksoi se z. Haziri ka mosnjohje të procedurave sepse, struktura e buxhetit, realizimi shumë më i dobët për tremujorin e parë sepse ndërtimtaria nuk fillon në 3 mujorin e parë, ekonomia reale shënon edhe rritjen reale. Dora e shtetit në investimet marramendëse joproduktive, e ka krijuar atë rritje ekonomike.

Z. Bekteshi theksoi se “kemi model ekonomik, kemi plan për zhvillim ekonomik, pa sektorin e ndërtimtarisë, vetëm industrinë, dy masa për rikuperim, me masa ligjore, sipërmarrësia në vendin tonë, ajo vendore, ka nevojë për transparencë dhe parashikim të bizneseve të tyre, në mënyrë taksative si të mbështetet investimet dhe sipërmarrësit.

Ministri Bekteshi theksoi se mbi 15 milion euro janë dhënë për ndërmarrjet e reja, për të rinjtë tanë në biznes, me të vetmin qëllim, të rrisim kapacitete e punës. Ekonomia reale i krijon vende të reja të punës, pagën mesatare, e gëzojnë të gjithë qytetarët. Ndarjet rajonale, ka edhe investime kapitale ku shkojnë investimet në rrugët rajonale, ku Ministri potencoi se në Likovë, një sërë rrugësh po ndërtohen, rrugët e Kumanovës, po punohen.