Ministri Bekteshi: Edhe 118 kredi pa interes, rreth 1 milion euro!

Rreth 1 milion euro janë totali i kredive pa interes, të dhëna sot për 118 raste, ka konfirmuar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke cekur se kreditë janë mbështetje për kompani në sektorin e transportit, hotelerisë dhe restorante si dhe për agjencitë e udhëtimit. Ne reagojmë shpejt në bashkëpunim me komunitetin e biznesit në mënyrë që të ruhen të gjitha vendet e punës, ka shkruar në rrjetin social, z. Bekteshi. Ja postimi i tij: Sot miratuam edhe 118 kredi të tjera pa interes në vlerë totale prej 940 mijë euro ( 57.6 milion denarë )përmes Bankës për Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Këto kredi janë mbështetje për kompani në sektorin e transportit, hotelerise dhe restorante si dhe për agjencitë e udhëtimit në mënyrë që të zvogëlohen pasojat nga virusi Corona. Me listën e parë të kredive për 136 ndërmarrje në vlerë totale prej 1.2 milion euro ( 77.6 milion denarë), në vetëm një javë përmes Bankës së Zhvillimit janë mbështetur gjithsej 254 kompani me 2.1 milion euro. Ne reagojmë shpejt në bashkëpunim me komunitetin e biznesit në mënyrë që të ruhen të gjitha vendet e punës.