Ministri Bekteshi godet Taravarin: Lërini deklaratat qesharake, veproni

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, godet protagonizmin e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, të cilit i rekomandon të veproj në të mirë të qytetarëve dhe mandatit që ka.

Pasi ia numëron zgjidhjet e ofruara nga ai si ministër, z. Bekteshi ia cek z. Taravari 3 koncesionet, i thotë se buxheti i shtetit nuk është pronë private.

Z. Bekteshi fton z. Taravari, t’i lej deklaratat qesharake e të veproj, ngase e ka bazën ligjore

Ja postimi i z. Bekteshi në fb:

Djali i BDI-së takohet dhe bisedon hapur me banorët (Çegranit dhe Llabunishtës)ndryshe nga ti.
Unë erdha duke dhënë zgjidhje konkrete njëkohësisht duke ju mësuar ingerencat që i keni si komunë.
Ky djali i Bdi-së ka marrë 3 koncesione në Llabunishtë dhe të tjerat do ti zgjedhim shumë shpejtë pa dëmtuar buxhetin e shtetit, për shkak se buxhetin e shtetit nuk e konsiderojmë pronë private ndryshe nga disa “udhëheqës” institucionesh.
E di që s’ke kohë të merresh me biografitë tona se ke angazhim “maksimal” për të qenë protagonist, të kuptoj sinqerisht.
Unë të dhashë zgjidhjen, tash #vepro e leni deklaratat qesharake.
Takohemi me 12 prill 😉