Ministri Bekteshi: Interesim i madh për prodhim të energjisë fotovoltaike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka vlerësuar lartë interesimin e mbi 80 kompanive për prodhimin e energjisë fotovoltaike.

Sipas Ministrit Bekteshi, këto kompani kanë planifikuar të ngrisin 11 qendra për këtë energji, e cila ka kosto të ulët prodhimi, duke siguruar kapacitete të reja energjetike.

Ja postimi i plotë i Ministrit Bekteshi:

“Interes i madh nga kompanitë per ndertimin e qendrave fotovoltaike!
#TRANSPARENCË
• Mbi 80 kompani për 11 lokacione
• Kapacitete te reja energjetike
• Çmime më të ulëta prodhimi
#greenENERGY”