Ministri Bekteshi: Investimet në zonat e banuara me shqiptarë nuk do të ndalen

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në debatin e organizuar nga rtv 21, ku mori pjesë edhe Elmi Haziri, ministri theksoi rritjen e buxhetit nga 900 milion denarë në 3 milard denarë, rritje më shumë se 200%.
Rreth projekteve, Ministri Bekteshi theksoi se projektet në realizim apo janë nënshkruar kontratat, nuk mund të sakrifikohen projektet për Kumanovë, janë projekte konkrete që fillon së realizuari apo janë në proces të realizimit. Nuk mund të nderprehen projektet nga asnjë lloj rebalansi, siç e thash zotimin, Tetovë-kodra e Diellit

Elmi Haziri, nuk kishte informata për projektet, por ai thekson se mbron interesat ekonomike të partisë dhe qytetarëve, politika dhe qeveria, ka ankesa se s’ka investime në zonat e shqiptarëve,

Ministri Bekteshi theksoi se ky është manipulim, ka dallim, ku investitor është shteti dhe Publiko Privat, nuk ka diskriminim, sepse dallojnë modelet, publiko privat dhe zonat për biznes që i financon shteti. Shteti nuk mund të ndërhyj në sektorin publiko-privat, theksoi Ministri Bekteshi.
Ministri Bekteshi theksoi se kemi investitor në tetovë, së shpejti fillojnë edhe investitorët tjerë, nuk mund t’i them emrat e kompanive, nga Holanda, Kanadaja, një sërë investimesh nga Gjermania. Në zonën e lirë të Tetovës kemi investime nga Holanda, prodhim, potencoi Ministri.

Rroli i shtetit në tërheqjen e investimeve, krijojmë politika dhe kushte për investitorët, opozita nuk e sheh si të veten zonën e lirë në Shkup, me 30% shqiptar, zona e lirë e Kumanovës, zona ku jetojnë shqiptarët, potencoi Ministri Bekteshi dhe theksoi investimet nga Tetova në Strugë, Kërçovë etj. si dhe 624,24 milion euro, investime direkte në Maqedoni.

Çështja e mbikualifikimeve, të punësuarve dhe pritjes për punësim, mbi 20 milion euro, për punëtorët 6 mujorin e parë, mospërputhja e arsimit me vendin e punës apo nevojën e biznesit, potencoi Ministri Bekteshi.

Për 6 muajt e parë paguan shteti për rikualifikim apo arsimohet për atë vend të punës, sivjet kemi hapësirë ma të madhe edhe për qytetarët që kërkojnë punë pranë qeverisë së Maqedonisë, për Likovë do të ketë investime, siguroi ministri Bekteshi.