Ministri Bekteshi: Jo pagë më të ulët se 14.500 denarë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka vënë limite për pagën më të ulët, dhe me këtë rast ka zgjuar interesim të madh te qytetarët, ngase, paga minimale është e lidhur ngushtë me shportën konsumuese të një pjese të madhe të qytetarëve në Maqedoninë e veriut.

Ministri Bekteshi, ka përcaktuar limitin e pagës më të ulët, e cila nuk duhet të jetë nën 14.500 denarë, si ambicie dhe kontribut për standard më të mirë shoqëror.
.
Ja postimi i plotë i z. Bekteshi:

JO pagë më të ulët se 14.500 den.
Siç e tham, rritje e konsiderushme e pagës minimale!
Vetëm për dy vite, me ekonomi te qendrushme arritëm në pagë minimale nga 9000 den në 14.500 den.
Nuk do të ndalemi këtu në ambiciet tona për të kriju standard më të mirë jetësor për te gjithë qytetarët e vendit!