Ministri Bekteshi: Kompanitë gjermane po i zgjerojnë investimet e tyre në vendin tonë

Ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka takuar z. Patrick Martens, drejtorin e Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut i cili e informoi se ka interes të madh nga kompanitë gjermane për të investuar në vendin tonë.

Ministri Bekteshi ka cekur se “në periudhën e kaluar, Ministria e Ekonomisë punoi intensivisht në masat për të përmirësuar kushtet e punës së investitorëve të huaj në vend”.

Ja postimi i ministrit Bekteshi:

Edhe përkundër pandemisë që ndikoi negativisht në investitorët e huaj që veprojnë në vend, gëzon fakti që kompanitë gjermane që veprojnë në Maqedoninë e Veriut po planifikojnë të zgjerojnë investimet e tyre në vend.
Sot realizova takim me Patrick Martens, drejtorin e Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoninë e Veriut i cili më informoi se ka interes të madh nga kompanitë gjermane për të investuar në vendin tonë.
Në periudhën e kaluar, Ministria e Ekonomisë punoi intensivisht në masat për të përmirësuar kushtet e punës së investitorëve të huaj në vend.