Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, me një shkrim në rrjetin social ka konfirmuar se në Vizbeg do të ketë investime nga Ats Group, me vlerë 3 milion euro.
Ky investim, sipas ministrit Bekteshi, do të hap 80 vende të reja pune, që prodhimet do të eksportohen në vendet e NATO-s.
Ja postimi i plotë i Ministrit Bekteshi në fb:
“Investim i ri në Vizbeg të Shkupit prej 3 milion eurosh – ATS GROUP!
80 vende te reja pune ne fazën e pare!
Prodhim të pajisjeve balistike për ushtrinë dhe policinë!
Eksport në vendet anëtare të NATO-së!
#vazhdojmëPËRPARA”