Ministri Bekteshi: Kthimi i tatimit me rëndësi për qytetarët

Ministri i Ekonomisë, Besnik Bekteshi, ka potencuar rëndësinë e kthimit të tatimit, duke vlerësuar se ky kthim i tatimit është i rëndësishëm edhe për qytetarët edhe për ekonominë në përgjithësi. Ai po ashtu ka potencuar se deri më tash janë skanuar rreth 4.5 milion fatura fiskale. Ja postimi i plotë i Ministrit Bekteshi: Masa e kthimit 15% të TVSH ka rëndësi të madhe jo vetëm për qytetarët, por edhe për ekonominë e përgjithshme.Deri më sot janë skenuar rreth 4.5 milion fatura fiskale. #Të punojmë të gjithë së bashku për një ekonomi më të sigurtë.