Ministri Bekteshi me apel: Respektoni rekomandimet e qeverisë

Qeveria gjatë ditës së sotme solli vendim që të gjitha objektet hotelierike të punojnë me orar të shkurtuar nga ora 08:00 deri në 18:00.
U bëj thirrje të gjithë pronarëve të restoranteve, bareve, kafeneve dhe objekteve tjera hotelerike që të respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe të veprojnë me përgjegjësi ndaj gjithë komunitetit.
Të gjithë duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.