Ministri Bekteshi mirëpret ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Anila Denaj

“Gjatë ditës së sotme kisha kënaqësinë të pres në takim ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë Anila Denaj, përfaqësues të tjerë të kabinetit të ministres Denaj si dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Fatos Reka.

Gjatë takimit biseduam për çështje të shumta të cilat lidhin vendet tona si pasojat nga tërmeti që goditi Shqipërinë në muajin nëntor të vitit 2019, si dhe diskutuam së bashku për programet për zhvillim ekonomik dhe financiar që përdorin të dy shtetet duke shkëmbyer kështu eksperienca me rezultate pozitive.

Vazhdimisht kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Shqipërinë, pres që në të ardhmen ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.” – thotë Bekteshi