Ministri Bekteshi: Mos i rritni çmimet, çdo përpjekje do ta ndalojmë!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot ta apeluar të qytetarët të kenë kujdes, por jo panik, duke rekomanduar se çdo rritje e padrejtë e çmimit do ta ndaloj me inspektorët.

Z. Bekteshi, ka theksuar se “Ministria e Ekonomisë do të shfrytëzojë nenin 29 dhe 30 të Ligjit për Tregti”, me qëllim të ndalimit të ngritjes së çmimeve padrejtësisht.

Ja postimi i z. Bekteshi:

Ne kujdesemi!
Së bashku me inspektorët e Inspektoratit të Tregut, sonte ndoqëm nga afër veprimtarinë e marketeve në vendin tonë, në shërbim të qytetarëve.
NUK KA NEVOJË PËR PANIK!
Ministria e Ekonomisë do të shfrytëzojë nenin 29 dhe 30 të Ligjit për Tregti në mënyrë që të ndalojë çdo përpjekje të mundshme të padrejtë për rritje të çmimeve në produktet bazë!
KUJDES PO, PANIK JO!