Ministri Bekteshi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me ambasadoren e Britanisë së Madhe, Rachel Galloway grant me vlerë prej 750.000 dollarë

“Me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Maqedoninë e Veriut nënshkruam memorandum për bashkëpunim për projektin “Përforcimi i kornizës rregullatore dhe politikave publike për partneritet privat publik dhe koncesione” që do të realizohet me grant prej 750.000 dollarë nga qeveria britaneze.

Me realizimin e këtij projekti do të nxitet konkurrenca, investimet, tregtia dhe inovacionet teknologjike në Maqedoninë e Veriut. Vazhdojmë me bashkëpunimin me Britaninë e Madhe.” – Thotë Bekteshi