Ministri Bekteshi nënshkruan memorandum me Ambasadoren britanike për bashkëpunim, vlera 750 mijë dollar

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka nënshkruar me Ambasadoren britanike memorandum për projektin “Përforcimi i kornizës rregullatore dhe politikave publike për partneritet privat publik dhe koncesione” që do të realizohet me grant prej 750.000 dollarë nga qeveria britaneze.

Ministri Bekteshi ka theksuar se “me realizimin e këtij projekti do të nxitet konkurrenca, investimet, tregtia dhe inovacionet teknologjike në Maqedoninë e Veriut. Vazhdojmë me bashkëpunimin me Britaninë e Madhe”.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi në fb:

Me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Maqedoninë e Veriut nënshkruam memorandum për bashkëpunim për projektin “Përforcimi i kornizës rregullatore dhe politikave publike për partneritet privat publik dhe koncesione” që do të realizohet me grant prej 750.000 dollarë nga qeveria britaneze. Me realizimin e këtij projekti do të nxitet konkurrenca, investimet, tregtia dhe inovacionet teknologjike në Maqedoninë e Veriut. Vazhdojmë me bashkëpunimin me Britaninë e Madhe.