Ministri Bekteshi nga ngjarja rajonale B2B: Jemi maksimalisht të angazhuar në ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e procedurave administrative për të krijuar kushte më të favorshme për bizneset mes vendeve tona

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bektesi dhe kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë
së Veriut, Zoran Zaev sot morën pjesë në ngjarjen rajonale të takimeve B2B midis kompanive
nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës e
organizuar nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. Ngjarja është pjesë e projektit
të financuar nga USAID "Krijimi i mundësive për punë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të
mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut". Me këtë rast fjalime mbajtën edhe kryetari i
kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , Talat Xhaferi, kryetari i OEMVP-së Nebi
Hoxha, si dhe përfaqësuesi i USAID në vendin tonë, Eric Janovski.
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi u bëri thirrje biznesmenëve nga Maqedonia e Veriut ,
Shqipëria dhe Kosova që të punojnë së bashku për të krijuar një zinxhir bashkëpunimi të
ndërsjellë, ndërsa Qeveritë e të tre vendeve të punojnë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe
kushtet për të bërë biznes, kryesisht në infrastrukturë dhe mbështetje institucionale.
"Shkëmbimi tregtar me Shqipërinë dhe Kosovën ka potencial të madh që duhet të shfrytëzohet
në të ardhmen.Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për integrim ekonomik rajonal përmes
bashkëpunimit institucional. Kjo do të krijojë zonë të hapur dhe të lirë të mallrave, shërbimeve
dhe investimeve që njëherit do të jetë parapërgatitje për pjesëmarrjen tonë në tregun e vetëm të
Bashkimit Evropian. Prandaj, ne duhet të jemi plotësisht të angazhuar në ndërtimin e besimit
dhe bashkëpunimit rajonal në politikat e investimeve dhe tregtisë, lehtësimin e transportit dhe
respektimin e marrëveshjeve ekzistuese të tregtisë ", tha ministri Bekteshi.
Ai informoi se gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë para dy ditësh, gjatë takimeve me ministren e
ekonomisë dhe tregtisë Anila Denaj dhe ministrin e punëve të brendshme Sander Leshaj,janë
dakorduar që brenda dy muajve të përfundojnë procedurat teknike dhe procedurat për hapjen e
"One Stop Shop" opo menaxhim i përbashkët i vendkalimit kufitar Qafë Thanë , me ç’rast do të
ulej në mënyrë drastike koha e pritjes për pasagjerët, do të uleshin harxhimet e
kompanive,ndërsa do tëpërshpejtohej edhe qarkullimi më i shpejtë i pasagjerëve, mallrave dhe
mjeteve transportuese.
Kryeministri Zaev në fjalimin e tij me këtë rast tha se "Biznesi, bashkëpunimi afarist dhe
ekonomik janë të rëndësishme nëse duam që vendet tona të ecin përpara dhe t'i mbajnë
njerëzit tanë të lumtur dhe rininë ta mbajnë këtu. Tri vendet tona, Republika e Maqedonisë së
Veriut , Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, kanë një bashkëpunim të
shkëlqyeshëm politik dhe në biznes. Qytetarët janë të lidhur miqësisht për ne, por mundësitë
për bashkëpunim ekonomik janë shumë më të mëdha nga ato që i kemi sot. Si qeveri, ne jemi
të përqendruar në ndërtimin e një infrastrukture më të mirë dhe përmirësimin e procedurave
administrative midis vendeve tona sa më shumë që të jetë e mundur, transferimin e përvojave
tek njëri-tjetri dhe krijimin e një atmosfere për ju afaristë që me çdo vend të bashkëpunoni dhe
investoni, për tu ndier në shtëpi