Ministri Bekteshi ngushëllon popullin mik turk për viktimat e tërmetit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas tërmetit që goditi Turqinë duke shkaktuar viktima, ka shprehur ngushëllime e tij të sinqerta për popullin mik turk, njëherësh ka uruar shërim për të plagosurit.

Ai ka shkruar se “në këto periudha të vështira, ne jemi afër popullit të Turqisë. Qeveria jonë do të vë në dispozicion të gjithë mekanizmat për të ndihmuar miqtë tanë”.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi në fb:

Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave të tërmetit në Turqi dhe mbarë popullit turk. Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Në këto periudha të vështira, ne jemi afër popullit të Turqisë. Qeveria jonë do të vë në dispozicion të gjithë mekanizmat për të ndihmuar miqtë tanë.🇹🇷🇲🇰🖤