Ministri Bekteshi paralajmëron së shpejti mbi 300 punësime

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë emisionit debativ të organizuar nga TV Klan Maqedoni me temë 2 vjet Qeverisje ku ka elaboruar të gjitha projektet qeveritare dhe prioritet e saj ka paralajmëruar rreth 300 punësime.

Ministri Bekteshi duke folur për investimet në zonat ekonomike të vendit shfaqi kënaqësinë se për herë të parë është shtuar interesi i investitorëve jashtë vendit respektivisht nga diaspora por me prejardhje shqiptare, duke paralajmëruar së shpejti edhe fillimin me punë të zonës ekonomike në komunën e Likovës.

Bekteshi ndër të tjera ka folur edhe për angazhimet e shumta të kësaj qeverie për të ndryshuar klimën investuese ne vend,duke filluar me zgjidhjen e problemit shumëvjeçarë të emrit me Greqinë,transparencën e plotë ndaj qytetarëve për të rikthyer besimin ne institucione.
“Me planin për rritje ekonomike dhe mbështetje financiare të investimeve kryesisht u ndihmojmë kompanive të cilat do të investojnë në RD centers,në hulumtime dhe atyre kompanive të cilat do të bëjnë programe në bashkëpunim edhe me universitetet tona ku drejtëpërdrejtë do të punësojmë kuadro profesionale” është shprehur më tej Bekteshi.