Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot mori pjesë në hapjen e terminalit të ri doganor për dërgesën e mallrave në Qafë Thanë.
Ministri Bekteshi paralajmëron edhe hapjen e një “one stop shop” në Qafë Thanë. Ai po ashtu ka theksuar se “po punojmë me përkushtim për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të përshpejtuar qarkullimin e mallrave në vendet e rajonit”.
Ja postimi i Ministrit Bekteshi:
Sot në Qafë Thanë u hap terminali i ri doganor për dërgesa të mallrave. Nesër në Tiranë do të takohem me ministrin e financave dhe ministrin e punëve të brendshme për të përshpejtuar procedurat për hapjen e një “one stop shop” në Qafë Thanë. Po punojmë me përkushtim për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të përshpejtuar qarkullimin e mallrave në vendet e rajonit.