Ministri Bekteshi: Përkrahje e plotë për energjinë edhe në kohë pandemie

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar se ka filluar me punë centrali i parë fotovoltaik i ndërtuar në tokë private të EVN Maqedoni.

Ministri Bekteshi theksoi se “Vazhdojmë edhe në të ardhmen të mbështesim aktivitetet për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe për të inkurajuar efikasitetin energjetik”.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi:

👉Filloi me punë centrali i parë fotovoltaik i ndërtuar në tokë private të EVN Maqedoni.
👏Urime menaxhmentit të kompanisë për këtë investim, për këtë projekt të realizuar me sukses në thirrjen publike të shpallur nga Ministria e Ekonomisë.
✔️Edhe në këtë moment në kohë pandemie globale që shkaktoi krizë ekonomike në të gjithë botën, Ministria e Ekonomisë nuk u ndal me realizimin e projekteve të saj që nënkuptojnë një jetë më të mirë dhe më cilësore për qytetarët.
✔️Vazhdojmë edhe në të ardhmen të mbështesim aktivitetet për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe për të inkurajuar efikasitetin energjetik.