Ministri Bekteshi: Presim që Kosova të heq barrierat

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, në një shkrim në rrjetin social, ka shprehur optimizmin për heqjen e barrierave tregtare, të vëna nga Kosova, për tregtinë e disa produkteve.

Ai në një postim ka shkruar se faktet dhe argumentet e ofruara nga ai në takimin në Prishtinë, qëndrojnë dhe pret që barrierat të dihen, sipas dakordimit.

Ja postimi i plotë i z. Bekteshi:

Ashtu siç u dakorduam…

Faktet dhe argumentet tona qëndrojnë.

Pres që Kosova për një afat të shkurtër kohor të sigurojë dokumentet e nevojshme për të hequr barrierat. Ne jemi të përkushtuar në përmirësimin e kushteve të punës të kompanive dhe rritjen e tregtisë, ndërsa për kompanitë tona hapim tregje të reja duke i plotësuar të gjitha standardet shëndetësore dhe standardet e tjera që kërkohen nga BE!