Ministri Bekteshi: Qeveria gjatë ditës së djeshme vendosi të ngrijë çmimet e produkteve bazë ushqimore

“Qeveria gjatë ditës së djeshme vendosi të ngrijë çmimet e produkteve bazë ushqimore. Sot zhvillova një takim me menaxherët e zinxhirëve më të mëdhenj tregtarë në vend, si dhe distributorët e ushqimit. Dua të deklaroj edhe njëherë deri tek qytetarët se nuk ka vend për panik. Supermarketet dhe distributorët kanë furnizime të mjaftueshme për produktet bazë ushqimore. Çmimet nuk do të rriten. Unë u bëj thirrje konsumatorëve të mos blejnë më shumë se ajo që u duhet realisht, ndërsa ne do të vazhdojmë të marrim masa për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve” tha mes tjerash ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.