Ministri Bekteshi: Qeveria ngrin çmimet e produkteve bazë ushqimore!

Me qëllim të ndaljes së keqpërdorimit të situatës nga tregtarët e pandërgjegjshëm, Qeveria ka marrë vendim që për produktet bazë ushqimore të ngrihen çmimet, kështu ka deklaruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri Bekteshi ka ftuar qytetarët të mos bëjnë panik, sepse tregu është mjaft mirë i furnizuar dhe të mos blejnë më shumë se sa u duhet, duke krijuar rezerva të panevojshme.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi në fb:

Qeveria gjatë ditës së djeshme vendosi të ngrijë çmimet e produkteve bazë ushqimore.
Sot zhvillova një takim me pronarët e zinxhirëve më të mëdhenj tregtarë në vend, si dhe distributorët e ushqimit.
Dua të deklaroj edhe njëherë deri tek qytetarët se nuk ka vend për panik.
Supermarketet dhe distributorët kanë furnizime të mjaftueshme për produktet bazë ushqimore. Çmimet nuk do të rriten.
Unë u bëj thirrje konsumatorëve të mos blejnë më shumë se ajo që u duhet realisht, ndërsa ne do të vazhdojmë të marrim masa për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.