Ministri Bekteshi: Të përkushtuar për prodhim vendas të ushqimit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka theksuar se një nga angazhimet e Qeverisë është rritja e prodhimit vendas të ushqimit dhe produkteve bujqësore.

Ministri Bekteshi mori pjesë në hapjen e kapacitetit të ri të prodhimit për mish pule të një konsorciumi të investitorëve vendas dhe të huaj “International Fresh Food” në fshatin Ginovc në komunën Rankovc.

Ja postimi i plotë i ministrit Kreshnik Bekteshi:

Një nga angazhimet e Qeverisë është rritja e prodhimit vendas të ushqimit dhe produkteve bujqësore.
Kam nderin që sot mora pjesë në hapjen e kapacitetit të ri të prodhimit për mish pule të një konsorciumi të investitorëve vendas dhe të huaj “International Fresh Food” në fshatin Ginovc në komunën Rankovc.
Prodhimi vetanak i ushqimit është i një rëndësie të madhe për vendin dhe i një rëndësie të madhe është fakti që hapja e këtij kapaciteti të ri prodhues nënkupton hapjen e 3.000 vendeve të reja të punës.
Përgëzime për investitorët për guximin dhe vendosmërinë për të investuar në një kapacitet të tillë prodhimi.
Urime!