Ministri Bekteshi: Vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit me bizneset

Ministri i Ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), me të cilin vihen kontakte të drejtpërdrejta në mes të Ministrisë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore.

Ministri Bekteshi, ka shkruar se “Ministria e Ekonomisë mbetet e hapur për bashkëpunim kryesisht në interes të komunitetit të biznesit dhe përmirësimin e kushteve të punës të të gjitha kompanive.”

Ja postimi i plotë i ministrit Kreshnik Bekteshi në fb.

Vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin me komunitetin e biznesit.
Sot nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ime çka parashikohet emërimi i një personi i cili do të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Ekonomisë për bashkëpunim të vazhdueshëm, informacion transparent dhe në kohë, si dhe transmetimin e propozimeve për politika më të mira në të dy palët.
Ministria e Ekonomisë mbetet e hapur për bashkëpunim kryesisht në interes të komunitetit të biznesit dhe përmirësimin e kushteve të punës të të gjitha kompanive.