Ministri Fazliu në NATO, Stabilitet nëpërmjet kooperimit

Ministri i Pushtetit lokal, Suhejl Fazliu, është duke qëndruar në selinë e NATO-s në Bruksel, aty ku sipas tij, “partneriteti është themeluar si një shprehje e bindjes së përbashkët se stabiliteti dhe siguria në hapësirën e Euro-Atlantikut mund të arrihen vetëm nëpërmjet kooperimit dhe veprimit të përgjithshëm”.

Ai po ashtu, ka shkruar për vlerat e partneritetit të Aleancës.

Ja postimi i plotë i ministrit Fazliu:

“Në selinë e NATO-s në Bruksel, këtu ku Partneriteti është themeluar si një shprehje e bindjes së përbashkët se stabiliteti dhe siguria në hapësirën e Euro-Atlantikut mund të arrihen vetëm nëpërmjet kooperimit dhe veprimit të përgjithshëm. Mbrojtja dhe nxitja e lirive themelore dhe e të drejtave të njeriut, ruajtja e lirisë, drejtësisë dhe e paqes nëpërmjet demokracisë janë vlera themelore të përbashkëta të Partneritetit.”