Ministri i Shëndetësisë: Masat kundër ndotjes të aktivizohen për periudhë më të shkurtër

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të iniciojë në Qeveri që të mos pritet tre ditë me radhë që grimcat PM10 të jenë mbi 200 mikrogram në metër kub për tu aktivizuar masat urgjente për ajrin e ndotur, por të mund të aktivizohen për periudhë më të shkurtër.

Një iniciativë e tillë është kërkesë e Sektorit civil i cili merret me çështjen e ndotjes së ajrit.

Filipçe foli edhe për pagat e administratorëve të punësuar në sektorin e Shëndetësisë, i cili tha se pagat e tyre do të pësojnë rritje atëherë kur do të rriten pagat e gjithë administratës shtetërore.

Ai përsëriti se tani për tani administrata e shëndetësisë nuk mund të ndahet nga ajo e resorëve tjera, prandaj dhe duhet të pritet deri atëherë kur të ketë marrëveshje me ministrinë e Administratës për rritjen e pagave të të gjithë administratorëve në vend.

Nuk mundemi administratën tonë ta ndajmë nga pjesa tjetër e administratës që ndodhet nëpër sektorët tjera. Në shumë raste të takimeve tona, treguam se pavarësisht asaj që deshëm, d.m.th ndryshimeve të mundshme ligjore të bëjmë me ministrinë e Administratës ndryshime të mundshme ligjore që administrata e shëndetësisë të ndahet nga administrata tjetër në të ardhmen. Pavarësisht, tani varemi nga mjetet e dedikuara nga rritja e pagave – u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.