Ministri Kreshnik Bekteshi angazhohet për më shumë integrim ekonomik me Shqipërinë dhe Kosovën

Kemi nevojë për integrim ekonomik të rajonit përmes bashkëpunimit institucional. Kjo do të krijonte zonë të hapur dhe të lirë të mallrave, shërbimeve dhe investimeve që gjithashtu do të thotë përgatitje për pjesëmarrjen e vendit në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian, ka theksuar Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. Ministri i Ekonimsë, Besnik Bekteshi, ka cekur se nevojitet angazhim i fuqishëm për rikthimin e besimit dhe bashkëpunimit rajonal në politikat tregtarë dhe investuese, lehtësimin e transportit dhe respektimin e marrëveshjeve ekzistuese tregtare.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi në fb:

Shkëmbimi tregtarë me Shqipërinë dhe Kosovën ka potencial të madh që duhet të shfrytëzohet në të ardhmen. Prandaj kemi nevojë për integrim ekonomik të rajonit përmes bashkëpunimit institucional. Kjo do të krijonte zonë të hapur dhe të lirë të mallrave, shërbimeve dhe investimeve që gjithashtu do të thotë përgatitje për pjesëmarrjen e vendit në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian. Gjithashtu,nevojitet angazhim i fuqishëm për rikthimin e besimit dhe bashkëpunimit rajonal në politikat tregtarë dhe investuese, lehtësimin e transportit dhe respektimin e marrëveshjeve ekzistuese tregtare.