Ministri Kreshnik Bekteshi: Kemi ofruar mbështetje të fuqishme për ekonominë

Ministria e Ekonomisë, ka dhënë fonde për fuqizimin e kompanive e bizneseve me motiv të shtimit të vendeve të reja të punës, uljen e importit dhe ngritjen konkurrueshmërisë në tregun global.

Ministri Kreshnik Bekteshi ka vizituar njërën nga këto kompani në Tetovë, Euro Blue, duke vlerësuar lartë prodhimin e tyre dhe gatishmërinë për eksport të produkteve të këtij prodhuesi.

Ja postimi i z. Bekteshi në fb:

Kompania EURO BLUE- Tetovë është një nga kompanitë që do ti ndjej përfitimet nga Plani për rritje ekonomike. Në këtë kompani të cilën e vizitova sot prodhohen qese plastike për tregun e brendshëm. Pronari i kompanisë njoftoi se me investimin që do mbështetet nga Plani për rritje ekonomike planifikojnë të pëmirësojnë cilësinë dhe standardet ekologjike të prodhimeve të tyre dhe të fillojnë të eksportojnë në tregjet e huaja.Japim mbështetje të fuqishme për ekonomi reale.