Ministri Kreshnik Bekteshi: Mbështetje për zejtarët me vlerë 15 milion denarë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një shkrim të rrjetit social, ka cekur se zejtarët do të përkrahen me 15 milion denarë për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para.

Ministri Bekteshi ka shkruar se “Ministria e Ekonomisë do të shpallë Thirrje Publike për bashkëfinancim të shpenzimeve për zejtarët, e cila parashikon rimbursim prej 60% të shpenzimeve ose maksimum 30,000 denarë të bërë për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para për aplikant”.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi:

👉Do t’i mbështesim zejtarët me 15 milion denarë për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para.

📣Ministria e Ekonomisë do të shpallë Thirrje Publike për bashkëfinancim të shpenzimeve për zejtarët, e cila parashikon rimbursim prej 60% të shpenzimeve ose maksimum 30,000 denarë të bërë për blerjen e mjeteve dhe lëndëve të para për aplikant. ⚒🔧✂️🪒🔩⚙️

➡️Në takimin e sotëm me Seksionin e flokëtarëve në kuadër të Odës së zejtarëve të Shkupit diskutuam uljen e TVSH-së për shërbimet artizanale nga 18% në 5% vitin e ardhshëm për masën për të mbështetur pagesën e pagave dhe qasjen në hua pa interes nga Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut.❗️

➡️Gjithashtu diskutuam sfidat dhe masat e ardhshme për të lehtësuar punën e floktarëve dhe personave të tjerë të vetë-punësuar, për çka Ministria e Ekonomisë në periudhën e ardhshme do të punojë për të rritur mbështetjen për zejtarët