Ministri Kreshnik Bekteshi me lajm të madh për investimet: Mbi 400 vende të reja pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka dhënë lajmin e mirë për investimin në zonën e lirë, Bunarxhik nga kompania gjermane, Geresheimer.

Sipas Ministrit Bekteshi, në rrjetin social, është projekt me shumë perspektivë, dhe me këtë rast ka shkruar: Punojmë me përkushtim për tërheqjen e investimeve të reja të huaja dhe krijimin e një mjedisi pozitiv për investitorët.

Ja postimi i ministrit Bekteshi:

Ndërmarrja gjermane Geresheimer ka filluar ndërtimin e një impianti prodhimi në zonën e lirë Bunarxhik. Me realizimin e këtij investimi, vendi do të fiton një fabrikë të sofistikuar për prodhimin e paketimeve për industrinë mjekësore dhe farmaceutike dhe mundësinë për mbi 400 punësime të kuadrit të kualifikuar në fazën e parë. Punojmë me përkushtim për tërheqjen e investimeve të reja të huaja dhe krijimin e një mjedisi pozitiv për investitorët.