Ministri Kreshnik Bekteshi, prinë me transparencë në nivel vendi

Ministria e Ekonomisë, është shpallur institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut, derisa më 2016 ishte në vendin e fundit.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka shkruar në rrjetin social për këtë të arritur, duke qenë më meritori për këtë.

Ja postimi i z. Bekteshi në fb:

Ministria e Ekonomisë është në pozitën e parë nga të gjitha institucionet shtetërore sipas nivelit të transparencës, përgjegjshmërisë dhe integritetit të prokurimeve publike sipas hulumtimit të Institutit për komunikime qytetare me një përmbushje prej 74.2% të të gjitha kritereve. Nga vendi i fundit në vitin 2016 me plotësimin e vetëm 26% të kritereve të sistemit transparent të menaxhimit dhe zbatimit të procedurave për dy vite jemi shndërruar një nga institucionet më transparente në vend.