Ministri Kreshnik Bekteshi sot vizitoi kompaninë Dura Automotive në Zonën Industriale Zhvillimore

Sot së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski, me drejtorin e Drejtorisë së Zonës së Zhvillimit Teknologjik Industrial Aleksandar Mlladenovski filluam ditën me vizitën e investimeve të reja të kompanisë Dura Automotive në Zonën Industriale Zhvillimore. Një nga qëllimet strategjike të kësaj Qeverie është zhvillimi i ekonomisë, rritja e produktivitetit,punësimi dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve. Këto synime janë hartuar më së miri në Planin për rritje ekonomike, ku përveç biznesit vendor mbështeten edhe investitorët e huaj. Ky investim i Dura Automotive është edhe një shembull tjetër që flet për suksesin e politikave tona ekonomike.