Ministri Nuhiu merr mirënjohje nga Britania e Madhe për punën e Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka pritur në takim, zëvendës shefin e Misionit të Britanisë së Madhe, z. Dominic Otway, me të cilin kanë diskutuar për ecurinë e sfidave të aktualitetit, çështja e sigurisë dhe zbatimi i ligjit.

Me këtë rast, Ministri Nuhiu, mori mirënjohje nga z. Otway, për punën e policisë në periudhat senzitive të Maqedonisë së Veriut.

Pas takimit, Ministri Nuhiu ka shkruar në fb:

Nga Zv/Shefi e Misionit të Britanisë së Madhe z. Dominic Otway pranuam mirënjohje për punën e policisë në periudhat senzitive të vendit tonë!