Ministri Nuhiu takoi Ambasadorin austriak: Vlerësohet qasja profesionale e Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka pritur në takim, ambasadorin e Austrise z. Georg Woutsas, me të cilin ka diskutuar sfidat e aktualitetit dhe qasjen institucionale të Policisë së shtetit.

Po ashtu, temë e diskutimit ishte çështja e sigurisë dhe zbatimi i ligjit.

Pas takimit, Ministri Nuhiu në rrjetin social, ka shkruar si vijon:

Në takimin me ambasadorin e Austrise z. Georg Woutsas shprehëm përcaktimin tonë për qasje institucionale dhe profesionale të policisë përballë sfidave të sigurisë në të gjitha segmentet!