Ministri Nuredini merr pjesë në konferencën “Rrethi i gjelbër ekonomik” në Vjenë

Në prezantimin e konferencës “RRETH I GJELBËR EKONOMIK” theksova se e ardhmja e prosperitetit ekonomik të vendit tonë dhe arritja e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm është e qartë. Krijojmë dhe zbatojmë politika të zbatueshme të gjelbra për të realizuar “Agjendën e gjelbër” në Ballkan si një qasje e re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe përtëritjen e ekosistemeve natyrore. Demistifikojmë ekonominë e gjelbër duke iu afruar konsumatorit, duke stimuluar investimet private me masa konkrete të propozuara si efikasiteti energjetik, energjia diellore, shërbimet e ekosistemit dhe mobiliteti elektronik.

Punojmë në sigurimin e tranzicionit të drejtë energjetik në ekonomi, duke krijuar vende pune të gjelbra, mbështetje financiare të planifikuar sistematikisht për operatorët ekonomikë dhe amvisëritë individuale. Krijojmë legjislacion të harmonizuar me nevojat e të gjitha palëve të interesuara që do të zbatohet menjëherë, do të hapë mundësi të reja për zhvillim dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve natyrore.